10:20 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vrasja në AKI, raporton inspektori i përgjithshëm

Ka nisur mbledhjen Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Në këtë mbledhje po raporton inspektori i përgjithshëm i AKI, Shkëlzen Sopjani.

Mbledhja ka të bëjë me vrasjën që ka ndodhur me 4 shtator në objektin e AK-së, ku punëtori I.S humbi jetën.

Kjo mbledhje është e mbyllur, ndërsa pritet prononcime të deputetëve pas përfundimit./Indeksonline/