09:27 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vrasja në Maqedoni, dalin pamjet e para

Gjatë sulmit të mbrëmshëm në Maqedoni, i vrarë ka mbetur një person ndërsa dy persona të tjerë luftojnë për jetë. Dëshmitarët thonë se ka patur të shtëna nga dy automjete, të cilat kanë lëvizur paralelisht. Thuhet se nga një veturë xhip është shtënë në një veturë e markës Seat, ku ka mbetur i vrarë një person dhe dy janë plagosur rëndë.

Gjithashtu, gazeta Koha e Maqedonisë kupton se pasagjerët në makinën Seat kanë qenë dy shqiptarë dhe një maqedonas. Të shtënat mes dy automjeteve kanë filluar para zyrave të Prokurorisë Speciale dhe kanë përfunduar deri para kafiterisë Galeri që gjendet në rrugën Ruzvelltova, që shpie drejt Kopshtit Zoologjik në Shkup.

Në vendin e ngjarjes janë tubuar edhe familjarët e protagonistëve dhe viktimave. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kryen ekspertizë. Ende nuk ka asnjë informacion dhe nuk ende nuk është i njohur identiteti i sulmuesve dhe viktimave. Thuhet se policia është në ndjekje të një makine në të cilën supozohet se gjenden sulmuesit.

 

Temat: