22:33 / E Hënë, 08 Gusht 2022 / AR

Vrasje me thikë për motive të dobëta në Maliq, autori dhe viktima komshinj

Një person është vrarë me thikë në fshatin Rëmbec të Maliqit.

Pasi mori goditje me thikë, ai ndërroi jetë në spital.

Nesti Kusari dyshohet paraprakisht se është viktima, rreth 60 vjeç. Autori dhe viktima janë të dy fermerë të cilët merren me bagëti.

Vrasja dyshohet për motive të dobëta.

Viktima dhe autori Velo Azisllari  janë komshinj në fshat, kanë pasur konflikte të vjetra ndërsa sot janë zënë dhe ka degraduar deri në përdorimin e thikës./tch/