11:35 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

Vrau dhe abuzoi me qenët e komshiut, dënohet me 9 vite burg ish-marinasi

David C. Herbert është dënuar me 9 vite burg nga gjykata se ia nxori njërin sy qeni të komshiut dhe e vrau një tjetër qen.

Mjeti që besohet se e ka vrarë qenin është shkop i bejsbollit, transmeton Indeksonline.

Herbert është ish punonjës i marinës dhe u dënua të premten për abuzim fizik ndaj qeneve.

Metodat çnjerëzore që ai kishte përdorur përfshinin përdorimin e acidit dhe helmeve.

Nuk është hera e parë që Herbert akuzohet për vrasje të qenëve. Ai e kishte bërë edhe në vitin e kaluar dhe para dy viteve.

Në vitin 2017, ai kishte djegur dhe helmuar qenët me kimikate.

Ai mohoi akuzat se ka vrarë qenin duke u arsyetuar se qeni u hodh në makinë./Indeksonline/