07:10 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Vrau gruan, shqiptari habit me qëndrimin në sallën e gjyqit

44-vjeçari Alket Arapaj punonjës i Gardës së Republikës së Shqipërisë vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij, Ervilma Seferi, 36 vjeçare.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në banesën e çiftit në Allias, ndërsa motivet që e kanë shtyrë këtë të fundit të ndërmarrë aktin e rëndë janë ende të paqarta.

I hutuar dhe pa asnjë fjalë, Alket Arapaj u përball dje me vendimin e Gjykatës për Krime të Rënda, që e la atë në masën e sigurisë “Arrest në burg” pa afat.

Kujtojmë se gardisti, tri ditë më parë, vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij, Ervilma Seferi. Seanca për Arapajn filloi në orët e paradites së djeshme, ndërsa i prangosuri nuk foli asnjë fjalë gjatë seancës, e cila zgjati rreth një orë.

Burime nga seanca gjyqësore, bëjnë me dije se përveç pendesës për krimin e kryer, 44-vjeçari nuk pranoi të jepte shpjegime para togave të zeza.