12:25 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Vriten 7 ushtarë turq pas një sulmi me bombë nga kurdët

Shtatë ushtarë turq janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në një shpërthim që ka ndodhur në provincën Batman, në juglindje të vendit.

Bomba shpërtheu pranë rrugës derisa po kalonte konvoji i ushtrisë turke.

Ajo është aktivizuar nga ekstremistët kurdë, transmeton Reuters.

Në operacionin e forcave turke janë arrestuar disa nga përgjegjësit lidhur me sulmin.