19:42 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Vriten me armë zjarri dy persona në këtë qytet shqiptar

Dy persona kanë mbetur të vdekur në një lokal në fshatin Gjorm, pas një sherri mes tyre.

Ngjarja, sipas një dëshmitari ka ndodhur në mbrëmje, pasi dy personat janë konfliktuar për motive që ende mbeten për t’u sqaruar.

Viktimat janë Artjol Shenaj, 31 vjeç dhe Mariglen Memaj, 35 vjeç. Sipas hetimeve të para, të dy viktimat kanë qenë të armatosur me armë zjarri në kohën që kanë nisur debatin mes tyre, megjithatë policia nuk ka dhënë një variant zyrtar.

Të dy personat kanë gjetur vdekjen e menjëhershme dhe trupat janë nisur drejt morgut.