18:28 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vritet babai i talibanëve

Kleriku pakistanez Maulana Sami ul-Haq, i njohur me nofkën “Baba i Talibanëve” është vrarë në vendlindjen e tij, Rawalpindi.

Sipas mediave lokale, familjarët kanë thënë që ai është vrarë me thikë, ndërsa disa raportime të tjera thojnë që ai është qëlluar me armë zjarri, transmeton Indeksonline.

Motivet e sulmit ende nuk dihen. Haq në të kaluarën ishte koka e medresesë Haqqania, ku shumë talibanë kanë mësuar.

Në vitet e 80ta thuhet që Sami ul-Haq kishte ndihmuar që binte paqe me talibanët.

Vdekja e Maulana vije në kohën ku në Pakistan po ka trazira të shumta.  Haq ishte një njeri shumë i respektuar dhe i vlerësuar. Pas vdekjes së tij tragjike ka rrezik që të ketë edhe më shumë trazira në rrugë./Indeksonline/