21:13 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Babai dhe vëllezërit ia hoqën sytë sepse u tha se donte të martohej (Video)

Sytë e këtij të riu iu hoqën me dhunë nga babai dhe katër vëllezërit e tij, për shkak se ai u tha se donte të martohej me një vajzë që kishte njohur.

Abdul Baqi, 22 vjeç, nga fshati Nasirabad në provincën Balochistan të Pakistanit, i tha familjes së tij donte të martohej dhe se e kishte njohur një vajzë të cilës sipas traditave kërkoi nga familjarët të shkonin ta kërkonin dorën e saj, shkruan Metro.uk, transmeton Indeksonline.

Por lajmi nuk u prit mirë tek babai dhe vëllezërit e tij. Babai i tij 70-vjeçar Dost Muhammad dhe katër vëllezër – Abdul Ghani, Abdul Sattar, Abdul Rehman dhe Abdul Karim, thuhet se e mbajtën atë në një dhomë dhe ia hoqën sytë nga vendi.

Ata thuhet se e mbyllën nënën e tij në një dhomë tjetër në mënyrë që ajo të mos ndërhyjë që ta  shpëtojë djalin e saj.

Nga ana e tij pranë Qendrës Mjekësore Postare në Karaçi, Baqi tha: “Kam kërkuar babanë dhe vëllezërit e mi që unë dua të martohem me një vajzë me të cilën kam qenë në marrëdhënie. Babai im ra dakort për herë të parë. Por, tre orë më vonë unë u dërgova në një dhomë nga ati im dhe katër vëllezër ku më lidhën me një shtrat dhe filluan hiqnin. Unë vazhdoja të bërtisja se çfarë po bënin ata? Por ata nuk iu bindën lutjeve të mia”.

Baqi tha se babai i tij përdorte pjesën e pasme të një lugë për të nxjerrë syrin e parë, përpara se të merrte një thikë për të prerë venat. “E pashë syrin që po dilte nga vendi, ishte e tmerrshme”, ka treguar 22 vjeçari. /Indeksonline/

&nbsp

Temat: