13:29 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Vritet bashkëpunëtori i afërm i Qassem Soleimanit

Sulmues të maskuar kanë vrarë sot në pritë një komandant lokal paraushtarak në Iranin Jugperëndimor, bashkëpunëtor i Qassem Soleimanit.

Soleimani, një gjeneral iranian, u vra kohët e fundit në një sulm me avionë amerikanë në Bagdad.

Komandanti i vrarë Abdolhosein Modjadami, i udhëhequr nga Basij, është një krah paramilitar i Gardës Revolucionare, i ngarkuar për sigurinë e brendshme dhe detyra të tjera, njofton AP-ja.

Ai u qëllua jashtë shtëpisë së tij në provincën Kuzestan. Mediat iraniane raportuan se sulmuesit kishin mbuluar fytyrat e tyre me maska dhe se sulmuan me katër të shtëna.

Hetimi për rastin është në vazhdim dhe motivi i sulmit nuk është i qartë për momentin.