23:05 / E Martë, 01 Gusht 2023 / shkelqim osmanaj

Vritet oficeri i policisë, “specialët” hakmerren duke ekzekutuar 13 trafikantë

Të paktën 13 trafikantë drogë dhe pjesëtarë bandash mbetën të vrarë pas një operacioni të policisë braziliane në një lagje të varfër të Sao Paulos.

Operacioni i forcave të rendit erdhi një ditë pasi një oficer policie himbi jetën gjatë patrullimit në rajonin e Guarazas.

Aksioni u kritikua shumë politikanë vendas, të cilët dënuan ndërhyrjen e dhunshme të policisë gjatë aksionit “Mburoja”.

Sipas të dhënave, gjatë ndërhyrjes së policisë u arrestuan 32 të dyshuar të tjerë si dhe u sekuestruan sasi të mëdha droge dhe armatimi.

“Është e papranueshme që kriminelët të sulmojnë një oficer policie. Ne nuk dëshirojmë konfrontim, por nuk tolerojmë sulme të tilla”, u shpreh guvernatori i Sao Paolos.

Nga ana e saj, Amnesty International kritikoi guvernatorin e Sao Paulos për deklaratat e tij. “Deri kur liderët do legjitimojnë brutalitetin e policisë?”, shkroi organizata për të drejtat e njeriut në rrjetet e saj sociale.