12:28 / E Enjte, 13 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Vritet zyrtari i Koresë së Veriut, pasi vizitoi Kinën

Një zyrtar i Koresë së Veriut u ekzekutua, pasi i njëjti shkoi në një banjë publike, ndërsa ai ishte menduar të ishte në karantinë, ka pohuar një raport në Jug.

Zyrtari i tregtisë u arrestua dhe u qëllua menjëherë pasi rrezikoi përhapjen e koronavirusit duke vizituar banjën publike, raportoi gazeta “Dong-a Ilbo”, transmeton Indeksonline.

Zyrtari ishte vendosur në izolim pasi udhëtoi në Kinë me Kim Jong-un duke imponuar ligjin ushtarak për të zbatuar bllokimin, thanë burimet.

Koreja e Veriut nuk ka konfirmuar ende ndonjë rast të virusit, por ka ndërmarrë masa drastike për ta ndaluar atë përhapjen në kufirin e saj me Kinën./Indeksonline