22:42 / E Shtunë, 18 Qershor 2022 / OSH

“Vuajtjeve po iu vjen fundi”, hapet tenderi për ndërtimin e strehimores për qentë endacak në Prishtinë

Qëkur mori postin e kryetarit të komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka premtuar se shumë shpejt do të zgjidhet problem i qenve endacak.

Për këtë ai pati formuar më parë edhe një ekip për të trajtuar me seriozitet këtë problem, që po i rrezikonte jetën edhe qytetarëve prishtinasë.

Por siç duket, frikës ndaj qenve në rrugë tanimë po i vie fundi.

Kjo pasiqë tashmë është hapur tenderi për ndërtimin e strehimores për qentë endacak në Prishtinë.

Sipas njoftimit, tenderi është hapur dje. Për ndërtimin e kësaj strehimore, Komuna e Prishtinës ka ndarë 249 mijë euro.

Afati i fundit për pranimin e tenderëve është 27 qershor 2022.

Në bazë të njoftimit, komuna ka arritur të marrë edhe lejën e ndërtimit nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hpaësinor./IndeksOnline/