Vuan nga një sëmundje e rëndë, Granit Xhaka me një mesazh prekës për tifozin e Sunderlandit
Kapiteni i Sunderland, Granit Xhaka, ka prekur zemrat e tifozëve me reagimin e tij ndaj një fansi që po përjetonte mungesën e babait të tij të sëmurë rëndë.


Tifozit publikoi disa foto prekëse në TikTok, përfshirë një të tij në Stadium of Light duke festuar rikthimin e Sunderland në Premier League dhe një tjetër duke mbajtur dorën e babait të tij me mbishkrimin: “Më mungon shumë!”

Xhaka iu përgjigj emocionueshëm: “Do të luftojmë për të në çdo ndeshje”, duke treguar solidaritet dhe humanitet.

Që nga ardhja e tij këtë verë nga Bayer Leverkusen, mesfushori zviceran ka qenë thelbësor për ekipin, i cili renditet i shtati në Premier League dhe ka shënuar fitore të rëndësishme, përfshirë edhe derbin ndaj Newcastle.

