21:43 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Vuçiq bisedon në telefon me Ergodan për Kosovën, kjo është tema që diskutuan!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bisedoi sonte me telefon me homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan, i cili theksoi se çmon lart gjakftohtësinë dhe reagimin e mençur të Vuçiqit dhe pushtetit në Serbi pas arrestimit të Marko Gjuriqit nga Prishtina zyrtare, pasi ai hyri pa leje në Kosovë.

Vuçiq në bisedën gjysmorëshe ka njohur Erdogan me detajet e “incidentit të rëndë dhe sulmit, të cilin autoritetet e Kosovës e kryen në veri, si dhe paraqiti të gjitha faktet që i paraprinin”, transmetojnë mediat serbe.

Presidenti turk ka thënë se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës është i një rëndësie tejet të madhe për paqen e rajonit, duke shtuar se Turqia është e gatshme të ofrojë çdo kontribut në këtë drejtim./Indeksonline/