11:22 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vuçiq dhe krerët ushtarak “vizitë të jashtëzakonshme” te kufiri me Kosovën

Serbia me në krye presidentin Vuçiq, i cili është komandant suprem i Ushtrisë së Serbisë, ka vizituar njësitë në zonën e sigurisë përgjatë kufirit me Kosovën në veri dhe në jug.

Kjo po cilësohet si “vizitë e jashtëzakonshme” ku janë përqendruar forca të ushtarake e policore serbe.

Vuçiq është shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe Milna Mojsiloviq, si dhe përgjegjës të tjerë të ushtrisë dhe policisë serbe, transmeton IndeksOnline.

Sipas mediave serbe, Komanda e Brigadës së Katërt janë në Vranjë dhe njësitë janë të stacionuar në Bujanoc dhe Vranjë, ndërsa komanda e Brigadës së Tretë është e vendosur në Nish dhe njësitë janë të stacionuar në Prokuplje, Zajeçar, Kurshumlija dhe Nish.