75 Mall Live Search
10:27 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

Vuçiq e Erdogan flasin në telefon për Kosovën

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq ka patur një bisedë telefonike me presidentin turk, Recep Taiyp Erdogan. Ndër të tjerash, dy presidentët kanë folur edhe për situatën e dialogut mes Beogradit e Prishtinës.

Erdogan ka theksuar nevojën për të vazhduar këtë dialog duke qenë i bindur se do të arrihet një kompromis të cilin siç ka thënë ai, do ta përkrahë në masë të madhe.

Poashtu, Erdogan i ka premtuar Vuçiqit përkrahje të madhe ekonimike për Serbinë.

Gjithashtu, presidenti turk e ka ftuar Vuçiqin në hapjën e aeroportit gjigant në Stamboll që do të ndodhë me datë 29 tetor./Indeksonline/

Temat: