11:52 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Vuçiq e pranon se Kosova është kusht për Serbinë, ka disa fjalë për delegacionin e Prishtinës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka komentuar deklaratat e Komisionerit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johanes Hahn, i cili tha se Serbia nuk e ka vetëm Kosovën kusht për të hyrë në Evropë.

Vuçiq e ka pranuar se rrugëtimi i shtetit të tij do të jetë i vështirë në rast se nuk lëshohet pe ndaj Prishtinës zyrtare.

“Problemi më i madh në rrugën tonë evropiane është çështja e Kosovës”, theksoi ai, transmeton Indeksonline.

Në një intervistë për televizionin “Pink”, numri një i Serbisë ka folur edhe për bisedimet e Brukselit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Sipas tij, delegacioni nga Prishtina nuk po përmbahet në bisedimet me Federica Mogherinin.

“Ruajtja e paqes, stabilitetit dhe ruajtjen e sigurisë për qytetarët tanë në Kosovë dhe Metohi duhet të jetë i domosdoshëm. Bisedimet me shqiptarët janë të vështira, për shkak se ata janë duke u bërë gjithnjë e më shumë nervoz”, u shpreh ai. /Indeksonline/