21:37 / E Diele, 06 Nëntor 2022 / AR

Vuçiq flet për dorëheqjet e serbëve nga institucionet e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur për dorëheqjet e serbëve nga institucionet e Kosovës.

Vuçiq tha se nuk mund të thotë se ky është një moment i lehtë, por është e rëndësishme që të sillemi seriozisht dhe me përgjegjësi.

“Po flasim për ndryshime të mëdha politike, thuajse tektonike. Serbët pas 10 vitesh kanë marrë vendim që të largohen nga institucionet e Prishtinës”, tha Vuçiq.

Ai thotë se është dashur të ketë tërheqje të serbëve nga institucionet e Prishtinës, ndonëse theksoi se gjithmonë ka kërkuar nga serbët që të mos largohen.

“Të paktën 20 herë i kam penguar ta bëjnë këtë”, tha ai./Indeksonline/