Vuçiq frikësohet publikisht nga Kosova në Interpol: Do t’i kemi 5 mijë serbë në lista
Aleksandar Vuçiq e ka shprehur haptazi frikën e tij të pranimit të mundshëm të Kosovës në Interol.
Sipas presidentit serb, pranimi i Kosovës në këtë institucion do të ishte kërcënim për mijëra serbë që mund të kenë emrin në listat e kërkimit.
“Menjëherë mund t’i kemi emrat e 5 mijë serbëve në listat e Interpolit” ka thënë Vuçiq.
Presidenti serb ka takuar presidentin austriak, Van Der Bellen me të cilin ka thënë se kishte pikëpamje të ndryshme për Kosovën./Indeksonline/