12:00 / E Shtunë, 08 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Vuçiq: “I kemi gati 8 çnjohje të pavarësisë së Kosovës”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia i ka gati tetë nota verbale për tërheqje të njohjes së Pavarësisë së Kosovës.Ai tha se kjo vjen si shkak i veprimeve të Kosovës që po i ndërmerr me aleatët e saj ndërkombëtarë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“Në këtë moment kemi tetë nota verbale për tërheqjen e njohjes së Kosovës. Do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë”, tha Vuçiq, shkruan RTS.Presidenti serb deklaroi se kjo çështje është e vështirë pasi, sipas tij, për këtë do të sulmohej nga të gjitha fuqitë e mëdha.