14:24 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Vuçiq i përgjigjet Merkelit për deklaratën me kufinjtë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq i është kundërpërgjigjur kancelares Merkel për deklaratën se nuk do të ketë ndryshim kufinjsh në Ballkan.

Sipas Vuçiq, vetë Gjermania e ka demarkuar Serbinë në momentin kur e ka njohur Kosovën si shtet.

“Deklarata e Merkel? Çfarë të them, Gjermania e ka demarku Serbinë në momentin kur e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur e sovran. Ne me Thaçin në shtator do të vazhdojmë bisedimet në Bruksel. Do të jetë një mundësi e mirë për të dalë nga situata e vështirë që gjendemi” ka thënë presidenti serb./Indeksonline/

Temat: