17:13 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Zgjedhet kryetarja e re e CDU-së në Gjermani, kjo është pasardhësja e Merkelit

Partia e madhe gjermane, CDU është bërë me lidere të re. Annegret Kramp-Karrenbauer është zgjedhur si pasuese e Angela Merkel.

1001 delegatë me votat e tyre kanë nxjerrur lideren e re të CDU-së, e që në fund Kerrenbauer u zgjodh fituese.

Pasuesja e Merkelit ishte sekretare e partisë, ndërsa ka qenë për 18 vite me radhë pjesë e CDU-së.

Annegret Kramp-Karrenbauer pritet të jetë edhe kandidate për kancelare nga partia e saj./Indeksonline/

Temat: