17:19 / E Shtunë, 28 Prill 2018 / indeksADMonline

Vuçiq: Kosovën po e mbështesin të fuqishmit, duhet gjetur një zgjidhje

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka mbajtur sot një konferencë për media gjatë së cilës ka thënë se  “vështirë do të arrihet një kompromis për Kosovën, por se duhet të veprohet me përgjegjësi dhe nuk guxojmë që në sjelljen e Prishtinës, të tipit ‘bëni çfarë të doni ju serbët, ne jemi të pavarur’, t’ua kthejmë me,  atëherë ‘nuk duam asgjë’.

Ai tha se Serbia nuk guxon të pres një mundësi për një konflikt të ri, nga i cili do të zhdukeshin të gjithë.

“Ne duhet të marrim pjesë në bisedime, për të luftuar dhe të përpiqemi të vijmë te një zgjidhje. Nuk duhet t’i frikësohemi zgjidhjes, sepse unë kam parë një frikë të madhe te të gjithë njerëzit tanë, për çfarëdo zgjidhje”, tha Vuçiq.

Sipas medieve serbe, presidenti serb ka theksuar se më nuk po mund tua shpjegoj gjërat atyre që nuk po e kanë të qartë çështjen, transmeton Indeksonline.

“Jo pse shqiptarët janë të fortë, por për shkak se ‘në çështjen e pavarësisë së Kosovës, kundër vetes i kemi amerikanët dhe shumë vende të tjera të fuqishme’,  sikur i kishim edhe dikur”, ka thënë tutje Vuçiq.

Sipas tij, vështirë se do të ndryshoj diçka në këtë drejtim edhe në pesë apo dhjetë vitet e ardhshme.

“Ata mendojnë se kjo çështje tashmë është kryer,  ne jemi një shtet i pavarur si Kosovë, e ju serbët bëni çfarë të doni”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se Kosova nuk po e kupton akoma që në përputhje me marrëveshjet e arritura në Bruksel duhet të themelohet asociacioni.