20:16 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vuçiq mund të anulojë bisedimet në Bruksel  – thonë mediat serbe  

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq nuk deshi që të mohojë ose të pohojë asgjë rreth vizitës në Kosovë kur u pyet nga gazetarët, transmeton Indeksonline.

“Nesër do të flasim për këtë”  ishte përgjigja e Presidentit serb për mediat rreth vizitës së tij në Kosovë.

Sipas lajmeve jozyrtare nga mediat serbe, thuhet se autoritetet në Prishtinë i kanë lajmëruar presidentit serb që e ka të ndaluar të vizitojë liqenin e Ujmanit pasi që e konsiderojnë si një provokim.

Po ashtu nga informata jo zyrtare mësohet se presidenti serb është afër vendimit që të anulojë ardhjen e tij në Kosovë dhe se ka urdhëruar që të gjitha kontaktet me Prishtinën  të ndërpriten. Negociatat në Bruksel  me 7 shtator të premten ka mundësi të mos mbahen, sipas informacioneve jozyrtare nga mediat serbe. /Indeksonline/