09:24 / E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonline

Vuçiq: Nuk jam vrasës dhe hajn, ndihmova shumë Ivanoviqin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se vrasja e kreut të Iniciativës Qytetare “Serbia, Demokracia dhe Drejtësia” Oliver Ivanoviq ishte goditje në Serbinë.

“Ata më urrejnë, sepse nuk do të lejoj që të jem një vrasës dhe hajdut. Unë nuk jam një vrasës dhe hajdut, nuk kam marrë 500,000 refugjatë për t’u regjistruar, siç bëri Sanda Rashkoviq-Iviq, për të mos folur për apartamente të UNHCR-së. Nuk do t’ju lejoj ta bëni këtë,” tha Vuçiq, raporton B92.

Duke iu referuar supozimeve se pas vrasjes së Ivanoviq qëndron Milan Radojçiq, Vuçiq tha se nëse ai është vrasës apo dikush tjetër, ata do të arrestohen, por për këtë duhet gjenden prova.

Temat: