11:32 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Vuçiq për njohjen e Kosovës: Nuk funksionon veç hajt qashtu, duhet të bëhen kompromise

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka folur pas takimit që ka pasur me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me ndërmjetësimin e përfaqësues së BE’së, Frederica Mogherini.

Vuçiq është deklaruar edhe për çështjen e njohjes së Pavarësisë së Kosovës. Ai ka thënë se nga përfaqësuesit e Kosovës në dialog vazhdimisht kërkohet njohja e Kosovës, por sipas tij, gjërat nuk funksionojnë ashtu.

“Çështja e njohjes së Kosovës është një bisedë me të cilën unë përballem çdo ditë. Përfaqësuesit e Kosovës na kërkojnë vazhdimisht një gjë të tillë, por gjërat nuk funksionojnë kështu. Të dy palët duhet të bëjmë kompromise në çështje të rëndësishme. Ne jemi të gatshëm të bëjmë kompromise”, deklaroi Vuçiq.