15:22 / E Mërkurë, 11 Tetor 2023 / LB

Vuçiq për vizitën e Escobarit dhe Lajçakut në Serbi: Të shohim pakon çfarë sjellë ajo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se do të shkojë në Nju Jork për seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila do të mbahet më 23 tetor.

“Ne do të shkojmë në Kinë të dielën (15 tetor), pas kësaj do të vijnë ndërmjetësit ndërkombëtarë në Beograd, natën e 21-të do të shkoj në Nju Jork”, ka thënë Vuçiq.

Kreu i shtetit serb deklaroi se do të shihet se çfarë pako do të sjellin të dërguarit e pesë vendeve më 21 tetor, shkuarja e të cilëve është paralajmëruar për fund të muajit.

Duke iu përgjigjur pyetjes se a pret presione shtesë, Vuçiq tha se nuk e di se çfarë do të thotë presione shtesë sepse siç thotë ai çdo ditë përballet me presione, transmeton Klankosova.tv.

Siç është paralajmëruar në këtë datë, Beogradin do ta vizitojnë i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, dhe përfaqësuesit e presidentëve të SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe kryeministres së Italisë, Gabriel Escobar, Emanuel Bonn, Jens Pletner dhe Francesco Talo.