09:04 / E Enjte, 28 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Vuçiq viziton sot Medvegjën

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, do të vizitojë sot Medvegjën, njoftojnë mediet serbe.

Vuçiq pritet të bëjë një vizitë në  banjën “Sijarinskoj”. 

Vizita e Vuçiqit në Luginën e Preshevës, raportohet se vjen si përgjigje ndaj kërkesës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që kjo pjesë ti bashkohet Kosovës.  

“Vizita e presidentit Vuçiq në Medvegjë do të jetë një përgjigje lidhur me kërkesat e Thaçit rreth një platforme për dialogun me Beogradin, përfshirë rezolutën për bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën”, shkruajnë mediat serbe.

Mos i humb