11:58 / E Mërkurë, 17 Gusht 2022 / B O

Vuçiqi e merr “aminin” e Kinës para se të takojë Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur në takim ambasadoren e Kinës në Beograd, Chen Bo.

Ky bashkëbisedim vije para takimit të Brukselit ku Vuçiq do të takoj Jens Stoltenberg, e më pas edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Për nëntë vjet kurrë nuk u ka shkuar në mend ta formojnë Asociacionin e Komunave Serbe. Presim nga BE-ja dhe partnerët ndërkohë që të ndikojnë te Prishtina që me seriozitet dhe përgjegjësi të përmbushë detyrimet siç ka bërë Serbia”, tha Vuçiq në takim./Indeksonline/