21:08 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

“Vuçiqi po përgatit një befasi sonte në Bruksel”

Zëvendës-kryeministri serb, Nebojsa Stefanoviq ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq të përgatisë një befasi për Prishtinën dhe BE-në, sonte në Bruksel, raporton tanjug.

Reagimi i tij vjen pas deklaratës në Prishtinë të kryeministrit Haradinaj, që ai as që është marrë me Asociacionin e Komunave Serbe, transmeton Indeksonline.

“Ajo që mund të them është se Vuçiqi mund t’ua përgatisë një befasi sonte dhe nuk e përjashtoj mundësinë që ne të marrim vendim ta formojmë vetë Asociacionin e Komunave Serbe pa na u bërë vonë se kush çka ka për të thënë për këtë”, ka thënë Stefanoviq në një intervistë televizive. /Indeksonline/