11:26 / E Shtunë, 16 Dhjetor 2017

Vulin ka frikë nga Ushtria e Kosovës

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin edhe njëherë ka përsëritur se nuk do të ketë Ushtri të Kosovës.

Ministri i serb i Mbrojtjes theksoi se “nuk është e mundur të formohet ndonjë ushtri e Kosovës, përveç me forcë dhe shkelje brutale të së drejtës ndërkombëtare”.

Sipas mediave serbe, Vulin, pas stërvitjes një stërvitje të realizuar nga ushtria serbe,  ka komentuar paralajmërimin e kryeministrit Ramush Haradinajt për formimin e Ushtrisë së Kosovës, duke ia përkujtuar atij se kjo është një dëshirë e vjetër.

Bazuar në Rezolutën 1244, është e qartë se e vetmja forcë e armatosur në Kosovë mund të jetë KFOR dhe ky është qëndrimi i Republikës së Serbisë që nuk do të ndryshojë. Ky është qëndrimi i Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe OKB-së, dhe ajo që është më e rëndësishmja, ky është qëndrimi i të gjithë serbëve në Kosovë. Nuk është e mundur të formohet ndonjë Ushtri e Kosovës përveç me forcë dhe shkelje brutale të së drejtës ndërkombëtare. Formimi i Ushtrisë së Kosovës, përtej Rezolutës 1244, do të ishte një problem serioz i sigurisë për të gjithë rajonin”, tha Vulin, përcjell Telegrafi.

Vulin paralajmëron se krijimi i një formacioni ushtarak në Kosovë do të çonte në destabilizimin e gjithë zonës.

“Atje nuk mund të ketë ushtri, sepse atje nuk ka shtet! Një formacion i cili do të udhëhiqej nga njerëz, qëllimi i të cilëve është konflikti në këtë rajon do të çonte në destabilizimin e të gjithë rajonit. Edhe një herë paralajmëroj që Rezoluta 1244 duhet të respektohet. Qëndrimi ynë është se në Kosovë nuk mund të ketë forca të armatosura përveç KFOR-it”, tha ministri serb i M0brojtjes Aleksandar Vulin.