14:38 / E Martë, 17 Nëntor 2020 / Blerim

Vulin përdor termin ofendues “shiptari”, Kamberi e quan “njeri pa dinjitet”

Deputeti shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi, e ka quajtur ministrin e Brendshëm të shtetit fqinj Aleksandër Vulin si “njeri pa dinjitet” pasi ky i fundit përdori termin ofendues “shiptari”.

Deputeti shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi, e ka quajtur ministrin e Brendshëm të shtetit fqinj Aleksandër Vulin si “njeri pa dinjitet” pasi ky i fundit përdori termin ofendues “shiptari”.

“Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Serbisë, z.Aleksandër Vulin vazhdon ta përdor me krenari termin ofendues ‘shqiptari’ për shqiptarët.

Problemi nuk është se po ndjehem i ofenduar si shtetas i përkatësisë kombëtare shqiptare. Sepse nuk mund të ndjehesh i ofenduar nga dikush që nuk ka dinjitet”, shkroi Kamberi në Facebook.

Kamberi u shpreh se problemi i Vulin është se tregon se nuk e respekton vetë shtetin e Serbisë dhe ligjet e saj.

“I kujtojmë z.Vulin se të gjitha dokumentet zyrtare të Republikës së Serbisë emërtojnë shqiptarët si ‘Albanci. Paramendoni, ministri i Brendshëm që nuk i përfill ligjet e shtetit, terminologjinë zyrtare. Prandaj, z.Vulin është sot një nga simbolikat më të mira se ku është katandisur Serbia së sotme”, vijoi Kamberi.

Deputeti shqiptar shtoi se Vulin as nuk shqetësohet se çfarë reagimesh do të pasojë pas përdorimit të kësaj gjuhe të urretjes ndaj shqiptarëve.

“Pa e harruar faktin se duke e përdorur gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve, z.Vulin dëshmon se nuk shqetësohet për reagimin që prodhon gjuha e tij, në përditshmërinë e qytetarëve serbë që jetojnë në mjediset e përziera me shqiptarët. Por natyrisht se z.Vulin nuk shqetësohet për fatin e Sllavicës dhe Draganit që bashkëjetojnë me shqiptarët. Ata dëshiron vetëm t’i shfrytëzojë për pushtetin e tij, duke e aktruar patriotin serbomadh nga restorantet luksoze të Beogradit”, përfundoi Kamberi.