10:14 / E Hënë, 18 Janar 2021 / OSH

Vushtrri- Fyen dhe kërcënon policët teksa i shqiptohej gjoba

Mëngjesin e së dielës një qytetar nga Vushtrria, ka kërcënuar zyrtarët policorë, të cilët i kishin shqiptuar një gjobë për kundërvajtje.

Siç njofton policia ai kishte fyer dhe kanosur zyrtarët policorë.

Ndërsa ai pas vendimit të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt./IndekOnline/