11:14 / E Hënë, 02 Gusht 2021 / C E

Vushtrria fuzionohet me klubin nga Kamenica, mbetet në Ligën e Parë

Vushtrria më parë ka njoftuar se zyrtarisht do të garojnë në Ligën e Parë edhe në sezonin e ardhshëm.

Ish-kampionët e Kosovës që përfunduan në vendin e fundit në sezonin e kaluar janë fuzionuar me klubin nga Kamenica, Dardana.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar drejtori sportiv i Vushtrrisë Mensur Maxhuni.

Ai ka thënë se përpjekjet e mëdha të kryesisë së klubit kanë bërë që Vushtrria të vazhdoj në nivelin e dytë të garave të futbollit kosovar.

Vushtrria janë ende në pritje të fondit nga shitja e Milot Rashicës nga Werder Bremeni te Norëich City.

Kjo shumë do të ishte një “oksigjen” shtesë për skuadrën që vitet e fundit është përballur me kriza të ndryshme. /IndeksOnline/