18:40 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / indeksADMonline

Vushtrria po bëhet me shkollë të muzikës

Kryetari, Xhafer Tahiri njoftoi se Vushtrria po bëhet me shkollë të muzikës.

Ai thotë që objekti i shkollës së muzikës, po bëhet me investime nga të hyrat e Komunës.

“Investimi në këtë shkollë është investim për avancimin e muzikës, kulturës dhe të artit tek fëmijët e nxënësit në qytetin tonë”, u shpreh Tahiri.

Kryetari i është mirënjohës secilit artist e artdashës që me veprat e tyre muzikore e kulturore pasuruan traditën shpirtërore të Vushtrrisë. /Indeksonline/