10:15 / E Martë, 29 Dhjetor 2020 / OSH

Vushtrriasi bëhet shumë nervoz në trafik, me armë në dorë e fyen dhe kërcënon një person

Një qytetar nga Vushtrria ka raportuar se teksa po ngiste makinën është kërcënuar nga një person, transmeton IndeksOnline.

Ai ka thënë se pas një mosmarrëveshje në trafik ishte kërcënuar nga një i panjohur, i cili mbante në dorë armën dhe e kishte fyer dhe kërcënuar.

“Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me vendim të tij rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njoftoi policia./IndeksOnline/