75 Mall Live Search
23:16 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

VV bëhet gati për protesta në mbrojtje të territorit

Kryetari i degës së Vetëvendosjes në Istog, Agron Avdijaj ka bërë të ditur se partia ku merr pjesë është gati për protestë.

Përmes një shkrimi në facebook, Avdijaj ka ftuar qytetarët e Kosovës që të mbrojnë territorin, transmeton Indeksonline.

“Ju ftoj që të jeni gjithmonë të gatshëm për ta mbrojtur territorin duke u organizuar e mobilizuar në mënyrë masive që së bashku përmes PROTESTES! t’ua japim vizën për vendin e duhur këtyre pushtetarëve të korruptuar e të kriminalizuar të cilët kanë kapur pothuajse çdo gjë në këtë vend”, ka thënë Avdijaj

Më poshtë postimi i tij pa ndërhyrje të redaksisë:

Sot gjindemi në një moment shumë të vështirë për shtetin e Kosovës .
Ju ftoj që të jeni gjithmonë të gatshem për ta mbrojtur territorin duke u organizuar e mobilizuar në mënyrë masive që së bashku përmes PROTESTES! t’ua japim vizen për vendin e duhur këtyre pushtetarëve të korruptuar e të kriminalizuar të cilët kan kapur pothuajse cdo gjë në këtë vend.
Nuk mund të jemi neutral në situata të padrejtësisë. Kurr mos keni frikë ta ngrini zërin për mbrojtjen e të drejtave tuaja dhe shtetit tuaj.

Temat: