10:54 / E Enjte, 03 Maj 2018

VV e pakënaqur me punën e institucioneve për gjetjen e dy policëve të zhdukur

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka shprehur se VV është e shqetësuar që edhe sot, në ditën e gjashtë pas aksidentit ku u zhdukën dy policët kosovar, nuk ka asnjë gjurmë për ta.

Gjatë seancës së Kuvendit, Selimi ka kërkuar nga organet e drejtësisë të kryejnë punën e tyre me profesionalizëm dhe të mos fshehin asgjë dhe të mos lënë asgjë pa zbuluar.

Sipas tij, kjo vonesë e gjetjes së tyre po bahet për shkak se po mungon një koordinim për kërkimin e trupave.

Me këtë rast ai ka bërë thirrje që të caktohet një trup koordinues që do mund të koordinonte ekipin e kërkim shpëtimit.

“Duke qenë pranë shqetësimit edhe VV shpreh shqetësimin për dy policët e Kosovës, mbështesim ekipet e kërkim shpëtuesve që po përpiqen të japin kërkimin vullnetar. Kërkojmë nga organet e sigurisë dhe drejtësisë ta kryejnë punën e tyre me profesionalizëm, të mos fshehin asgjë dhe të mos lënë asgjë pa zbuluar. Dita e gjatë, po mungon një koordinim për kërkimin e trupave. Për të pasur një efektivitet më të madh nuk ka munguar as gatishmëria e shumë vullnetarëve, por ka munguar një koordinim i nevojshëm nga ana e një trupi koordinues. Të hartohet një panë, një trup koordinues në mënyrë që të jenë të koordinuar. Mund të ketë përsëri raste të tilla për këtë duhet të jemi më të përgatitura”, ka thënë ai.

Më tej ai ka kërkuar që sa më parë të bëhet edhe sigurimi shëndetësor për Policët e Kosovës, duke thënë se ata po vënë jetën e tyre në rrezik në mbrojtje të qytetarëve të Kosovës./Indeksonline/