VV e para në Prishtinë, por me minus 17 mijë vota krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit
Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë pavarësisht se doli subjekti më i votauar, megjithatë ka pasur tkurrje të rezultatit.
Krahasuar me rezultatet e 28 dhjetorit të vitit të kaluar, Vetëvendosje ka minus 17 mijë vota në kryeqytet.
Vetëvedosje në zgjedhjet e 7 qershorit mori 48.90% apo përkthyer në vota 48 mijë e 983 vota.
E dyta është LDK me 24.50, pasuar nga PDK me 19.05%.

