VV-ja konferencë pas dënimit të katër deputetëve
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin ndaj katër deputetëve të Vetëvendosjes, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli duke i dënuar me mbi 5 vite burg me kusht lidhur me hedhjen e gazit lotjellës në Kuvendin e Republikës.
Reagimi i dy deputeteve të kësaj partie:
Donika Kadaj-Bujupi:
Kemi vepruar drejtë duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e vendit.
Gjyqtari na ka dënu në emër të popullit dhe kjo është në kundërshtim pasi populli ka kundërshtuar marrëveshjet e dëmshme duke na përkrahur në protesta, peticione…
Albulena Haxhiu:
Edhe sot u dëshmua që në Kosovë nuk dënohen kriminelët por sot fatkeqësisht që sistemi jonë i kapur i drejtësisë po i dënon aktivistët dhe deputet që e mbrojtën republikën dhe territorin.
Aktgjykimi është politik dhe asnjëherë prej seancave gjyqësore nuk ka pas prova konkrete. Ne nuk kemi pas qëllim kriminal, por gjyqtari Kalludra ka dashur që ta shkëpus qëllimin prej metodës. Por ky gjyqtar e ka të zënë “gishtin me derë”. Qëllimi ishte që të na shpallin fajtor.