21:43 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

VV: Mesazhet e publikuara janë të montuara

Para pak çastesh, në media  është publikuar një foto që pretendon se janë bisedat private të Nënkryetarit e deputetit Dardan Sejdiu dhe deputetëve Dardan Molliqaj, Dukagjin Gorani dhe Faton Topalli.

Lëvizje Vetëvendosje demanton këtë lajm.

“Asgjë nga ato që thuhen aty nuk janë të verteta, e as ai grup i bisedës nuk ekziston. Këto janë tentime për ta manipuluar opinionin, përmes shpifjeve e montazhave, në një kohë kur Lëvizja VETËVENDOSJE! është duke u përpjekur t’i tejkalojë problemet e brendshme. Çdo tentim përmes rasteve të montuara dhe shpifjeve, t’i dëmtojë deputetët e saj, është duke u përpjekur ta dëmtojë Lëvizjen. Lëvizja VETËVENDOSJE! dënon ashpër tentimet e kujtdo qofshin ato për të njollosur deputetët, anëtarët e Kryesisë dhe Lëvizjen”, thuhet në reagimin e VV-së./Indeksonline/