75 Mall Live Search
21:48 / E Mërkurë, 18 Shtator 2024 / L K

VV në Pejë akuzon Gazin dhe “Zeken” për pazare në punësim, flasin me emra

Levizja Vetëvendosje në Pejë ka dalur me një reagim në lidhje me pazaret që po behën në punësim, ku kanë akuzuar kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherin si dhe deputetin e PDK-së, Xhavit Halitin, përcjell IndeksOnline.

Në reagim ata kanë berë publik edhe emrat e të punësuarve dhe lidhje familjare që kanë mes veti.

Reagimi i plotë:

KOALICIONI I VJETËR- KORRUPSION E NEPOTIZËM- GAZMEND E XHAVIT!

A ka mbetur ndonjë vend pune në Komunë që nuk ndahet mes tyre?

Në dy konkurse të hapura janë zgjedhur fitues familjarët e dy drejtoreshave të Komunës së Pejës nga LDK. Dy zyrtarë të lartë. Më saktësisht, Egzon Mullarama, bashkëshorti i drejtoreshës për Administratë, Nita Panduri Mullarama. E dyta, Elodijana Mujaj Spahija, motra e drejtoreshës për Mirëqenie Sociale, Albulena Mujaj Bajraktaraj.

Për më tepër, Xhevahire Çeku Kelmendi, asambleiste në Komunë nga PDK është zgjedhur kandidate fituese në konkursin për inspektore tregu.

Ky sistem i kapur përfaqëson vetëm interesa të miqve dhe të afërmve të Gazmend Muhaxherit e Xhavit Halitit.

Profesionistët e qytetarët e Pejës, mbesin të papunë e të pashpresë!