12:06 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

VV pret në takim Ambasadorin Zvicran, bisedojnë për zhvillimet politike

Lëvizja Vetëvendosje ka pritur në takim Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.

VV përmes një komunikate ka bërë të ditur se temë diskutimi e këtij takimi ishin zhvillimet e fundit politike, transmeton Indeksonline.

“Në takim u bisedua për situatën e përgjithshme në vend me theks të veçantë për zhvillimet e fundit politike. Po ashtu u diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës si dhe mundësitë për ta thelluar e zgjeruar këtë bashkëpunim në interes të ndërsjelltë” thuhet në komunikatë.

Kryetari i VV-së, Albin Kurti ndër tjerash e ka njoftuar ambasadorin Lebet me qëndrimet, sfidat dhe vizionin e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në fund të këtij takimi të dyja palët u dakorduan për vazhdimin e komunikimit dhe të takimeve të rregullta”, thuhet në fund të komunikatës