12:21 / E Shtunë, 24 Gusht 2019 / indeksADMonline

Hulumtuesi i suksesshëm në studimet juridike, Gazmend Gjyshinca, i bashkohet VV-së

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se kësaj partie i është shtuar një anëtar i ri.

Kurti ka shkruar se Gazmend Gjyshinca është duke përfunduar magjistraturën në Politikat e Bashkimit Evropian dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Marmara në Stamboll.

“Gazi i 2017 e i 2019 dallojnë. Të dy për kohën e tyre janë të domosdoshëm. Por, ky nuk është vetëm gazi, ky është gazmend. Krenari e kënaqësi që në radhët tona po afrohen të rinj të spikatur, të urtë e punëtorë. Kemi shumë punë përpara. Do dalim edhe fitues edhe faqebardhë! Dija e vullneti i Gazmendit përveç që janë garancë, janë edhe kushtrim për bashkim. Të rinjtë po mblidhen të përbashkuar, për një qëllim: Qeveri pa korrupsion e krim dhe me vizion për zhvillim”, ka shkruar Kurti në rrjetin e tij social, Facebook.