16:51 / E Diele, 29 Nëntor 2020 / OSH

VV thotë se LDK po blenë vota, votuesi thotë se i është bërë montazhë fotografia

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Podujevë po akuzon LDK-në për blerje të votave gjatë ditës së sotme.

Për këtë kanë publikuar një fotografi ku shihet një qytetar i cili dyshohet se ka fotografuar votën e tij bashkë me letërnjoftimin e publikuar.

Indeksonline ka kontaktuar qytetarin në fjalë i cili ka demantuar Vetëvendosjen.

“Është montazhë e Vetëvendosjes. Nuk është e vërtetë ajo që e kanë publikuar” ka thënë për Indeksonline qytetari i quajtur, Salih Sinani.