VV viziton punëtorët e Trepçës që po mbajnë grevë
Sot gjatë ditës Deputeti Liburn Aliu, Drejtuesi i Komitetit për Industri, Nazmi Mikullovci dhe këshilltari për çështje ligjore, Blerim Sallahu vizituan minatorët e Trepçës të cilët që disa ditë po mbajnë grevën e përgjithshme.
Deputeti Aliu para punëtorëve grevist tha se pajtohet me kërkesat e tyre dhe nuk pajtohen me Ligjin aktual për Trepçën as me projektstatutin e miratuar nga Qeveria, transmeton Indeksonline.
“Ne e përkrahim kërkesën e sindikatës që të ndryshohet Ligji për Trepçën dhe të hartohet statuti i ri duke përfshirë një nga një, kërkesat e punëtorëve”, ka thënë ndër të tjerash ai.
Minatorët e Trepçës kanë hyrë të hënën në grevë të përgjithshme në shenjë pakënaqësie me draft-statutin, si dhe indiferencën e institucioneve përgjegjëse të vendit me vërejtjet dhe kërkesat e tyre rreth këtij draft-statuti.
Ata u shprehën të vendosur të vazhdojnë grevën derisa të merren parasysh dhe të plotësohen të gjitha kërkesat./Indeksonline/