19:26 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Washington Open: Zverev dhe Kuznetsova triumfojnë në finale

Numri tre i botës, Alexander Zverev e ka mposhtur tinejxherin, Alex De Minaur për ta mbrojtur titullin e tij të Washington Open.

Zverev e ka mposhtur 19-vjeçarin, australianin 2-0 në sete, 6-2, 6-4 në një event para US Open për ta fituar titullin e tretë të ATP këtë vit pas triumfeve në Mynih dhe Madrid.

”Kjo ndeshje ka mundur të jetë e fundit për 15 vitet e ardhshme, kështu që unë shpresoj se ju me të vërtetë e shijuat atë”, tha gjermani, 21-vjeçar.

Ndërkohë, rusja, Svetlana Kuznetsova e ka mposhtur kroaten, Donna Vekic, 4-6, 7-6, 6-2 në finalen e këtij eventi në kategorinë e femrave.

Ishte titulli i 18-të në karrierë për 33-vjeçaren, dy herë fituesen e Grand Slameve, e cila ka rënë në vendin e 128-të në renditjen botërore./IndeksOnline/