11:01 / E Mërkurë, 24 Gusht 2022 / B O

Wenger e kërkoi kur ishte i panjohur, Arsenali afër blerjes së portugezit që tani kushton shtrenjt

Mikel Arteta ka shtyer drejtuesit e klubit që sa më parë të kryejn marrëveshjen me Wolves për blerjen e Pedro Netos.

Ylli i Wolves ishte në radarin e Arsene Wenger si adoleshent shumë kohë, sa ishte talent i pazbuluar te Braga.

Gati 6 vite më pas, Arsenal është i gatshëm të ofrojë shumë miliona për sulmuesin 22 vjeçar.

Arsenali synon të nënshkruaj me një sulmues anësor para 1 shtatorit dhe Neto është top prioriteti.

Portugezi majtak ka shënuar 11 gola dhe 12 asistime gjatë 95 paraqitjeve të tij që nga kalimi në Angli./Indeksonline/