23:51 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Wenger të dielën bëhet “baba” i Premierligës (Foto)

Arsene Wenger është afër një rekordi fantastik në Premierligë. Rekord ky që do të mbahet mend gjatë, transmeton IndeksOnline.

Ndeshja e sotshme kundër Crystal Palaces, e ka futur në histori trajnerin francez.

Ai ka barazuar rekordin e legjendës, Sir Alex Ferguson me 810 takime në Premierligë.

Por, të dielën Wenger do të bëhet i pari i Premierligës, pasi skuadra e tij luan kundër West Bromit nga ora 17 e 30.

Në 810 paraqitje sa ka menaxhuar Wenger: ka fituar 468 herë, ka barazuar 197 herë dhe ka humbur 145 herë. Ai gjatë kësaj periudhe ka fituar tre tituj./IndeksOnline/